Aktualitet

Xhakaliu: Kancelari Merz do të ketë dobi për Kosovën, CDU më e përafërt me LDK-në

Ish ambasadori i Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu ka thënë se me ardhjen në pushtet të kancelarit Merz do të ketë dobi Kosova.

Sipas tij, CDU është e përafërt me LDK-në dhe tutje ai shton se me ardhjen në pushtet të kancelarit Merz do të ketë dobi Kosova.

“Kancelari Friedrich Merz njihet si politikanë prezmatikë, vjen poashtu nga biznesi e njeh shumë mirë edhe qështjen e rëndësisë së ekonomisë dhe është njohës i rajonit. Me ardhjen e tij në pushtet npritet natyrisht një qasje shumë më pragmatike dhe më rigoroze deri më tani, kjo është në dobi edhe për Kosovën. Në bazë të përvojës sime CDU ka pasur një qëndrim të ekulibruar në raportet me Kosovën besoj se CDU është më e përafërt me LDK-në. Menjëherë kanë filluar bisedimet që ditën e djeshme që kandidati për kancelarë me partinë social demokrate që të formohet qeveria përshkak të urgjencës. Aj që në mbrëmjen e së dielës theksoi rëndësinë e formimit të qeverisë së paku deri në fund të muajit mars ose prill”, deklaron ai.

Ai tha se procesi i zgjedhjeve në Gjermani ishte i qetë dhe rezultatet e zgjedhjeve kanë dalur pas 5 orëve të mbylljes së qendrave të zgjedhjeve ai tutje shton se vonesa e numërimit të votave në Kosovë ndikon në vështirësimin e procesit zgjedhor.

“Ne kemi përcjellur me vëmendje zgjedhjet në Gjermani të cilat ishin zgjedhje të qeta dhe natyrisht këto zgjedhje u karakterizohen me një pjesëmarrje shumë të lartë të popullit gjermanë mbi 83% ishin pjesëmarrës në këto votime dhe rezultatet kanë dalur vetëm 5 orë pas përfundimit të zgjedhjeve, dihet fituesi i parë. Pas datës 9 shkurt ende nuk kemi qertifikim të zgjedhjeve në Kosovë, natyrisht kjo e vështirësonë shumë procesin”, thekson ish ambasadori. /rtv21



#Xhakaliu #Kancelari #Merz #të #ketë #dobi #për #Kosovën #CDU #më #përafërt #LDKnë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button