Aktualitet

Tronditet Lezha! Shpërthim me tritol në një zyrë noterie, në pronësi të vëllait të Gjin Gjonit –

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë kanë qenë dy persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me sulmin me lëndë plasëse të zyrës  noteriale të Fran Gjonit, i cili është vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikes si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet.

#Tronditet #Lezha #Shpërthim #tritol #në #një #zyrë #noterie #në #pronësi #të #vëllait #të #Gjin #Gjonit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button