Aktualitet

Kanosi dhe fyeu punonjësit, duke bllokuar punën –

Bashkia e Tiranës ka depozituar një kallëzim penal ndaj shtetases Adriana Kalaja. Kjo e fundit, sot paradite pengoi punonjësit e Bashkisë që të kryenin punën e tyre rutinë të zhvendosjes së materialeve shkresore në godinën e arkivës.

Sipas kallëzimit të dorëzuar nga Drejtoria e Sigurisë së Objekteve dhe Ceremonialit e Policisë Bashkiake, Kalaja ka penguar një mjet të ndërmarrjes së mirëmbajtjes së objekteve publike të Bashkisë, duke bllokuar rrugën dhe duke refuzuar të largohej. Pas disa minutash, në vendngjarje ka mbërritur një ekip i Policisë Rrugore, i cili i ka kërkuar të lirojë rrugën, por ajo ka vijuar me sjelljen e saj penguese.

Në kallëzim thuhet se Kalaja ka kërcënuar verbalisht shoferin e kamionit dhe ka përdorur fjalor fyes ndaj punonjësve të policisë bashkiake.

#Kanosi #dhe #fyeu #punonjësit #duke #bllokuar #punën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button