Duhet të kemi besim! Llogaridhënia dhe pavarësia, në thelb të çdo shoqërie demokratike –

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka komentuar mbështetjen ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi në vendin tonë nga institucionet evropiane.
Gonzato u shpreh se është e rëndësishme besimi tek arkitektura e reformës në drejtësi dhe theksoi se pavarësia dhe llogaridhënia janë elementë të domosdoshëm për një shoqëri demokratike.
“Do vazhdojmë punën me SPAK dhe me drejtësinë. Duhet të kemi besim tek arkitektura e reformës në drejtësi. Llogaridhënia dhe pavarësia qëndrojnë në thelb të çdo shoqërie demokratike.
Pavarësia duhet që të drejtpeshohet, si prsh rishikimi i pavarësisë. Të gjithë aktorët kanë rolin e tyre për të luajtur. Kemi parë rezultate në luftimin e krimit e organizuar, atë kibernetik dhe financiar. Do vazhdojmë t’i japim mbështetje reformës në drejtësi”, tha Gonzato.
#Duhet #të #kemi #besim #Llogaridhënia #dhe #pavarësia #në #thelb #të #çdo #shoqërie #demokratike
Java News