Aktualitet
E rëndë në Skenderaj: Foshnja ndërron jetë derisa ishte në gjumë, rasti inicohet si “Hetim i vdekjes”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një foshnje ka ndërruar jetë në rrethana të panjohura derisa ishte në gjumë.
Sipas informacioneve të para, foshnja është e gjinisë mashkullore.
Me të marrë lajmin nga familjarët, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Përpos emergjencës, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është incicuar si “Hetim i vdekjes”. /Sinjali/
#rëndë #në #Skenderaj #Foshnja #ndërron #jetë #derisa #ishte #në #gjumë #rasti #inicohet #Hetim #vdekjes
gazetablic.com