Alibeaj “vizaton” Tiranën, zbulon skemën si do të zbatojnë listën 100% të hapura –

Drejtuesi i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në Debat nga Alba Alishani u shpreh i vendosur se ai dhe partitë që do t’i bashkohen në zgjedhjet e 11 majit duhet të pranojnë listat e hapura.
“Ne do të futemi me lista të hapura në këto zgjedhje përtej rregullave të imponuara nga Sali Berisha dhe Edi Rama”, tha ai.
Më tej, Alibeaj sqaroi sesi do ta zbatojnë listën 100% të hapur. “Është shumë e thjeshtë, me dorëheqje. Ata që do të jenë në listën e mbyllur do të japin dorëheqjen nga kandidimi dhe lista do të boshatiset dhe çfarëdo lloj vote që do të merret prej luftëtarëve të listës së hapur do të shpërndahet. Kush fiton një votë më tepër, ai merr mandatin.
Kjo është garë e barabartë nga të gjithë kandidatët. Janë dy lista që depozitohen në KQZ. Në datën 12 mars ne do të depozitojmë të dyja listat. Në 13 mars, këta në listë të mbyllur do të dorëzojnë dorëheqjen dhe do të ngelin vetëm këta 37 që do të kandidojnë, bëjnë fushatë dhe do të marrin edhe votat. Kush është i zoti le të marrë më shumë vota. Në këtë mënyrë, ne respektojmë edhe ligjin”, tha Alibeaj i ftuar në Debat.
#Alibeaj #vizaton #Tiranën #zbulon #skemën #të #zbatojnë #listën #të #hapura
Java News