E dërgoi ai mesazhin për Jorin në “BBV?” Reagon Butrint Imeri

Butrint Imeri ka reaguar lidhur me mesazhin që u shfaq në emrin e tij në “Big Brother VIP”. Një mesazh shumë i papritur ka shkuar sot në shtëpinë e famshme. Sipas asaj që u shfaq në ekran Butrinti i ka dërguar një mesazh Jorit.
“Një bukuroshe si ti, mirë se të vish në Kosovë!”- shkruhej në mesazhin që mbante dërguesin: B…. Imeri KS.
Mirëpo, Butrinti ka reaguar indirekt rreth kësaj në Instagram duke e mohuar.
“Dikush do të prish emrin tim. Dikush do të bëj zhurmë (ta rënkojë). Kjo është jeta”- shkruhet në status. Më pas ka postuar edhe një video të Hasbullës, personazh viral në mediat sociale duke qeshur.


Jori në dhjetor para se BBV të niste ka deklaruar se do donte të hynte në reality-show me Butrintin se i pëlqen shumë dhe është i bukur.
Pas hyrjes ajo e përmendi atë para Luizit duke e provokuar dhe duke thënë se është ish-i Kiarës. Kjo gjë preku edhe Luizin i cili i tha Jorit se e ka prekur në pikën e dobët.