Tragjedia në Shkodër/ Zbulohen detaje të reja, dyshohet se fëmijët u intoksikuan nga helmi i minjve –

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen e rëndë në fshatin Mjedë, Shkodër, ku një 4-vjeçar humbi jetën dhe motra e tij ndodhet në gjendje kritike.
Burime nga QSUT bëjnë me dije se mjekët dyshojnë për një intoksikacion të rëndë nga ilaçi kundër minjve. Sipas informacioneve të siguruara, prindërit kishin kryer spërkatjen e një magazine me këtë substancë toksike, ndërsa kishin me vete edhe fëmijët. Mendohet se ata mund të kenë thithur ose kanë pasur kontakt me helmin, duke shkaktuar simptoma të rënda që çuan në tragjedinë fatale.
Sipas Spitalit Rajonal të Shkodrës, fillimisht familjarëve u ishte sugjeruar që fëmijët të qëndronin në observacion, por prindërit kishin refuzuar dhe i kishin marrë në shtëpi. Të nesërmen, kur gjendja e tyre u përkeqësua, fëmijët u rikthyen në spital, por për 4-vjeçarin ishte tepër vonë, pasi raportohet se ndërroi jetë rreth 10 minuta pas mbërritjes në spital.
Ndërkohë, motra e tij vazhdon trajtimin në QSUT në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët po bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të konfirmojë shkakun e saktë të helmimit.
#Tragjedia #në #Shkodër #Zbulohen #detaje #të #reja #dyshohet #fëmijët #intoksikuan #nga #helmi #minjve
Java News