Tech

VIDEO / Plas grushti në Kuvendin e Kosovës, sulmohet gjatë fjalimit edhe Kurti, Konjufca thërret policinë

Ka dalë jashtë kontrollit situata në Kuvendin e Kosovës. Mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës ka pasur një përleshje fizike. Gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që kryeministri Albin Kurti po mbante fjalim në foltore.

Ai është sulmuar fizikisht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa sipas asaj që raporton Radio Evropa e Lirë. Deputetët i kanë hedhur ujë kryeministrit Kurti.

Menjëherë aty ka ndërhyrë ministri i Financave, Hekuran Murati. Pas kësaj nis menjëherë konfrontimi fizik.

Siç duket edhe nga pamjet është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë së Kuvendit të Kosovës për të bërë të mundur qetësimin e situatës.

/a.r

#VIDEO #Plas #grushti #në #Kuvendin #Kosovës #sulmohet #gjatë #fjalimit #edhe #Kurti #Konjufca #thërret #policinë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button