Aktualitet

Kërkesa për arrestimin e Ahmetaj, Nikolla: Nuk ka vonesë nga Kuvendi, SPAK e solli më 10 korrik

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla deklaroi se nuk ka asnjë vonesë nga ana e Kuvendit apo Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Arben Ahmetaj.

Sipas Nikollës, kërkesa e SPAK ndonëse mban datën 7 korrik mbërriti në Kuvend në datë 10, i cili më pas nisi të gjitha procedurat sipas ligjit.

“Ju bëj me dije se kërkesa e SPAK, është depozituar më 10 korrik edhe pse mban datën 7. Këshilli i Mandateve bëri menjëherë dy mbledhje. Mbrojtja kërkoi kohë, i dhamë jo më shumë se një ditë kohë. Megjithëse rregullorja tha duhen dy javë për raportet, ne po veprojmë shumë shpejt. E njëjta procedurë është ndjekur dhe për Tahirin. Nuk ka asnjë deformim dhe vonesë që doni të hidhni mbi Këshillin e Mandateve dhe Kuvendin”, tha Nikolla.

/a.r

#Kërkesa #për #arrestimin #Ahmetaj #Nikolla #Nuk #vonesë #nga #Kuvendi #SPAK #solli #më #korrik

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button