Aktualitet

Putin “u ka vënë syrin” 5 shteteve në Europë! –

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Vladimir Putin ua ka vënë syrin 5 shteteve të tjera në continent, në rast se Ukraina bie. Nëse nuk ndalet lufta në Ukrainë, sipas tij, Putin do vijojë me ambicien e tij përtej këtyre territoreve. Në një konferencë për shtypin të Hënën në Kiev, Zelensky tha se Presidenti rus do përpiqet të zgjerojë invazionin e tij, duke paralajmëruar europianët se Rusia nuk heq dorë nga idetë e vjetra të Bashkimit Sovjetik. Duke iu drejtuar Putinit, theksoi se ai po përdor të njëjtën taktikë si në 2014-ën, për aneksimin e disa territoreve të tjera në Ukrainë.

Sulmet ruse në Ukrainë

Sipas Zelenskyt, shtetet të cilave iu kanoset rreziku rus janë Estonia, Letonia, Polonia, Moldavia dhe Sllovakia. “Kur ke njerëz që flasin rusisht …atëherë je në rrezik. Që në fillim e kanë thënë që ata nuk po marrin tokën tonë, por po mbrojnë njerëzit që flasin rusisht.” “Nëse Ukraina bie, të gjitha vendet që përmenda janë në rrezik. Sepse kjo është pikëpamja e Rusisë për botën!”

Presidenti rus, Vladimir Putin

Letonia dhe Estonia kanë qindra mijëra njerëz në popullatë që flasin rusisht. E njëjta gjë vlen edhe për shtetet e tjera. Një tjetër fakt që mbase e përforcon këtë teori, lidhet me urdhrin e Putin vitin e shkuar për zgjerimin e forcave ushtarake në 2.4 mln njerëz. Aktualisht besohet të jenë 1.5 milion ushtarë rusë.

Por duhet theksuar se të gjitha vendet që Zelensky ka përmendur janë shtete anëtare të NATO-s, që do të thotë se në rast agresioni, ata marrin menjëherë ndihmën ushtarake. Moldavia ka dhe një marrëveshje për mbrojtjen me Bashkimin Evropian

“Targeti i Rusisë është Europa”, theksoi Zelensky.

#Putin #vënë #syrin #shteteve #në #Europë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button