Sport

Kundërshtari luajti volejboll, por ai nuk dëgjonte as arbitrin e 4-t –

Derbi i Stambollit mes Gallatasarait dhe Fenerbahçes ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Federata Turke vendosi që arbitrimin t’ja besonte një të huaji në këtë sfidë delikate, por sërish nuk ia ka dalë që t’i shmangë polemikat. Trajneri i Gallatasarait ka shpërthyer kundër gjyqtarit Vinçiç, për të cilin ka deklaruar për “BeIn Sports” se po i dridheshin duart gjatë ndeshjes. Sipas tij vendimi për t’i besuar gjykimin e ndeshjes një të huaji është mungesë respekti për arbitrat turq.

“E pamë se sa keq performoi një arbitër që gjykoi finalen e Ligës së Kampionëve dhe si si po i dridheshin duart. E pashë që ta vendoste bilbilin në gojë kur asgjë nuk po ndodhte. Dha faulle shumë të këqinj. E ndaloi shumë lojën. Merti luajti volejboll. Arbitri i 4-t i tha që u prek topi me dorë, por ai nuk e dëgjoi as arbitrin e 4-t. Është mungesë respekti për arbitrat turq. Është mungesë respekti që të nuk e dëgjoi gjyqtarin e 4-t vetëm sepse është turk. Ia thashë Vinçiçit pas ndeshjes që arbitroi më keq se sa arbitrat turq. Duart dhe këmbët e tij po dridheshin”, ka thënë Okan Buruku./Sport Ekspres/

#Kundërshtari #luajti #volejboll #por #nuk #dëgjonte #arbitrin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button