Aktualitet

Vendosëm piketa të reja bashkëpunimi –

“Vendosëm piketa të reja bashkëpunimi”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama pas vizitës historike në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan. Në postimin e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe një fotoalbum të kësaj vizite.

Kujtojmë se pasditen e djeshme u nënshkruan dy marrëveshje mes vendeve.

Njëra prej tyre lidhet me krijimin e një kompanie të përbashkët përmes KESH, UBA dhe MASADAR që synon të rrisë kapacitet e energjisë së rinovueshme. Marrveshje kjo që u shkëmbye mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

Ndërkohë marrëveshja tjetër konsiston në projektin Smart City, që parashikon mbulimin me kamera të qyteteve të Shqipërisë, me qëllim monitorimin e territorit. Në këtë projekt parashikohet dhe kreditimi i një fondi prej 118 milionë Euro me kushte tejet të favorshme.

#Vendosëm #piketa #të #reja #bashkëpunimi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button