Sport

Liga e Kombeve, Kombëtarja shqiptare e vajzave mposhtet nga Ukraina – JavaNews.al

Kombëtarja shqiptare e vajzave u mposht 2-1 nga Ukraina, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

Golin e vetëm për Shqipërinë në stadiumin “Niko Dovana” e shënoi Fortesa Berisha.

Në stadiumin e Durrësit, ishte një atmosferë elektrizuese me tifozët që i ishin përgjigjur pozitivisht ftesës për të mbështetur Kombëtaren në këtë takim.

Për Ukrainën shënoi Olha Ovdiychuk në minutën e 31-të. Në fraksionin e dytë, ukrainaset shënuan golin e dytë në minutën e 48-të me Nicole Kozlova.

Shqipëria u mundua të reagonte dhe pas disa rasteve e gjeti rrugën e rrjetës vetëm në fundin e takimin me Fortesa Berishën.

Më 25 Shkurt, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë në transfertë ndaj Çekisë, në orën 17:30.

#Liga #Kombeve #Kombëtarja #shqiptare #vajzave #mposhtet #nga #Ukraina #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button