Aktualitet

Safet Bajri, nesër përballë gjykatës! Nën akuzë bashkë me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin për vrasjen e 2018-ës –

Safet Bajri, i cili po qëndron në Bllokun e Sigurisë pas arrestimit mesditën e të premtes, do të dalë të dielën përballë Gjykatës së Posaçme.

Bashkë me të, për verifikimin e masës dhe marrjen në pyetje do të dalin edhe Behar Bajri e Astmer Bilali, dy të fundit në qeli që prej 2 vitesh në kuadër të dosjes së njohur për publikun si “Metamorfoza”.

Të tre ata akuzohen nga SPAK se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të 2018-ës në Shkodër.

Prokuroria e Posaçme sqaroi në një komunikim zyrtar se kishte arritur të dokumentonte që vrasja e Fatbardh Licit, ishte organizuar pasi Behar Bajri bënte përgjegjës, Ibrahim Licin, nipin e Fatbardhit për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana dhe të gruas së tij.

Dy të fundit u vranë në makinë në sy të fëmijës së tyre të mitur në korrik të po atij viti dhe ishin njohje e ngushtë e Bajrit.

Një seri vrasjesh u konsideruan prej vitesh në kryeqendrën e veriut si pasojë e përplasjes së dy familjeve Bajri e Lici, por kjo është dosja e parë, ku hetuesit thonë se kanë prova që e dokumentojnë.

#Safet #Bajri #nesër #përballë #gjykatës #Nën #akuzë #bashkë #Behar #Bajrin #dhe #Astmer #Bilalin #për #vrasjen #2018ës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button