Nëse do të ma thoshte mua, do ta merrja për mungesë respekti –

Dalja me karton të kuq e Xhud Bellinghemit mbrëmjen e djeshme është kthyer në një temë diskutimi në Spanjë. Fraza ‘fu*k off’ e thënë nga anglezi në drejtim të aritrit i ka kushtuar atij largimin përpara kohe nga fusha. Ançeloti tha pas ndeshjes se gjyqtari e keqkuptoi anglishten e Bellinghemit, pasi kjo fjalë nuk ka kuptim fyes.
Në lidhje me këtë çështje është pyetur edhe Hansi Fliku. Trajneri gjerman është paraqitur përpara gazetarëve në prag të sfidës së nesërme kundër Rajo Vajekanos, ku ka deklaruar se do ta interpretonte si mungesë respekti frazën e dalë nga goja e Xhud Bellinghemit.
“Nëse do të ma thoni këtë fjalë mua, mendoj se nuk do të ishte shumë e këndshme dhe do tregoje një mungesë respekti. Por nuk jam unë ai që vendos për këtë. Ia them gjithmonë lojtarëve të mi: ‘Përse të humbsni kohë duke debatuar me arbitrin pas një vendimi’? Vetëm kapiteni mund të flasë”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/
#Nëse #të #thoshte #mua #merrja #për #mungesë #respekti
SportExpress