Sport

VIDEO/ Vedat Muriqi shkëlqen në La Liga, dy golat e “piratit” e afrojnë Majorkën me Europën –

Majorka ka fituar me rezultatin 3-1 përballë Las Palmasit. Vedat Muriqi ka shkëlqyer në fushë, teksa ka tundur rrjetën 2 herë. “Pirati” zhbllokoi rezultatin në minutën e 7 të takimit, ndërsa në të 28-n dyfishoi shifrat.

Goli i 3-të për Majorkën mban autorësinë e Rodrigezit, i cili shënoi në minutën e 35 të ndeshjes. Las Palmasi u kundërpërgjigj me anë të Bajçetiçit në minutën e 62-të, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit.

Me këtë fitore Majorka i afrohet zonës së Europës. Tashmë skuadra spanjolle renditet në vendin e 7 në La Liga, vetëm 1 pikë më pak nga Rajo Vajekano./Sport Ekspres/

#VIDEO #Vedat #Muriqi #shkëlqen #në #Liga #golat #piratit #afrojnë #Majorkën #Europën
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button