‘Djegia e Gate Club’- Konfirmojnë nga Policia për “Gazeta Blic”

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se një lokal në rrugën ‘Epiri’ në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit.
Nga Policia kanë bërë të ditur se deri tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Rreth orës 05:15, është pranuar informata se në rrugën “Epiri” në Prishtinë, një lokal është përfshirë nga zjarri.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes.Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” konfirmoi Borovci për “Gazeta Blic”.
“Gazeta Blic” mëson se lokali i djegur është diskoteka ‘Gate Club’.
#Djegia #Gate #Club #Konfirmojnë #nga #Policia #për #Gazeta #Blic
gazetablic.com