Emrat e mëdhenj nuk mjaftojnë, Gallatasarai shkatërrohet me goleadë në Europë –

Emrat e mëdhenj nuk janë gjithmonë zgjidhja në futboll. Shembulli i fundit që e dëshmon këtë fakt është Gallatasarai. Pavarësisht se ka sjellë në ekip lojtarë si Mertensi apo Morata, nuk ia ka dalë të fitojë në Europë. Në mbrëmjen e sotme golat nuk u shënuan nga sulmuesit e njohur të Gallatasarait, por nga futbollistët e AZ Alkmarit.
Skuadra hollandeze ka fituar me goleadë 4-1 në ndeshjen e parë të “play off”-it në Ligën e Europës. Mijnansi (12’), Parroti (37’ p.), Klasi (57’) dhe Ulfi (66’) kanë shënuar për AZ Alkmarin. Sa i përket Gallatasarait, goli i vetëm për ta u realizua nga Zalai në minutën e 20 të takimit. Vlen të përmendet se skuadra nga Stambolli luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 51-të, kur u Ajhani u largua me karton të kuq nga fusha e lojës./Sport Ekspres/
#Emrat #mëdhenj #nuk #mjaftojnë #Gallatasarai #shkatërrohet #goleadë #në #Europë
SportExpress