Aktualitet
Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku shqiptohen brenda 24 orëve të fundit, 50 aksidente

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2254 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në tërë territorin e vendit, shkruan .
Gjatë këtyre 24 orëve, u regjistruan gjithsej 50 akisdente, 14 aksidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.
Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë që në këtë periudhë janë arrestuar 17 persona dhe 10 janë dërguar në mbajtje.
Dy të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
#Mbi #mijë #gjoba #trafiku #shqiptohen #brenda #orëve #të #fundit #aksidente
gazetablic.com