Sport

Milani befasohet në Hollandë, Fejnordit i mjafojnë 3 minuta për të mposhtur kuqezinjtë –

Befasia e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve ishte Milani. Kuqezinjtë janë mposhtur në transfertë me rezultatin minimal 1-0 nga Fejnordi. Skuadrës hollandeze i mjaftuan vetëm 3 minuta për të marrë fitoren në shtëpi.

Paiksao tundi rrjetën e Menjosë që në minutën e 3-të të ndeshjes. Goditja e tij mposhti me sukses portierin e Milanit, duke i dhënë skuadrën epërsinë 1-0. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve për të dalë me një rezultat pozitiv nga stadiumi. Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë, më 18 shkurt./Sport Ekspres/

#Milani #befasohet #në #Hollandë #Fejnordit #mjafojnë #minuta #për #të #mposhtur #kuqezinjtë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button