“S’ta japin të mirë mallin” – Rama kapet me ndjekësit për përplasjen e tavolinës!

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të enjte një bashkëbisedim të gjatë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku kritikoi punën e SPAK në rastin e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës.
Rama u ndal edhe te incidenti i ndodhur dy ditë më parë, ku gjatë një bisede live me ndjekësit, përplasi tavolinën dhe mbylli lidhjen.
Shefi i qeverisë tha se ishte pasioni që ka për politikën që e shtyu të vepronte në atë mënyrë. Ai hodhi poshtë akuzat për përdorim droge, duke thënë se adrenalinën e gjen te arti dhe te betejat politike.
Ai nënvizoi se, për të ecur gjërat përpara në Shqipëri, nuk duhet një njeri normal, pasi jemi një vend anormal.
“Do t’i mëshoj tavolinës, se nuk është tavolina, është shpirti. Mos u bëni komplet qesharakë disa këtu! Çfarë mielli ke marrë? Nuk ta paskan dhënë të mirë! Mos u bëni qesharakë! Nuk kam nevojë unë fare për atë. Është tjetër droga ime. Nuk e di nëse ju e kuptoni fare çfarë droge marr unë. Që i vogël – arti, pastaj betejat politike. Kjo është adrenalina e një beteje me mision, këto të tjerat janë muhabetet e atyre që ndoshta i kanë provuar vetë. Do t’i mëshoj tavolinës, Bashkim, se ndryshe nuk ecin gjërat! Kush nuk i mëshon tavolinës, më mirë të ikë vetë! Ishte njëri në garën e parë që kisha për Tiranën që thoshte: ‘Si mund ta votoni ju Edi Ramën? Ai është një njeri anormal!’ Edhe unë i thosha: ‘Si mund të votoni një njeri normal në një vend anormal? Një anormal pra duhet!’” – tha Rama.
/Euronews Albania/
#Sta #japin #të #mirë #mallin #Rama #kapet #ndjekësit #për #përplasjen #tavolinës
gazetablic.com