Aktualitet

Nis votimi në Mitrovicë të Veriut, qytetarët serbë mblidhen në sheshin kryesor

Në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, qytetarët kanë nisur procesin e votimit.

Serbët në veri gjerësisht kishin bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat në veri, pasi Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, u tërhoq nga institucionet e Kosovës.

Qytetarët serbë në veri të Kosovës janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të votuar, si rëndom, së bashku në zgjedhje.

Kjo është hera e parë që ata u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore.

Atyre u është bashkëngjitur kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek.

#Nis #votimi #në #Mitrovicë #të #Veriut #qytetarët #serbë #mblidhen #në #sheshin #kryesor
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button