Aktualitet
Voton Ramush Haradinaj –

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, ka votuar në orën 9:00 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Haradinaj është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita, ndërsa për herë të parë në një proces zgjedhor morën pjesë edhe fëmijët e tij, Gjini dhe Hana, të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese të votës.
Haradinaj ka vlerësuar se procesi ka filluar mirë. Ai ka ftuar qytetarët të dalin dhe votojnë.
“Procesi ka filluar mirë, në përjashtim të votave me kusht me disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë. Nëna Rukë ka votuar në Gllogjan”.
“Dilni të votoni. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara”, ka thënë Haradinaj.
#Voton #Ramush #Haradinaj
gazetablic.com