Aktualitet

E kërcënoi se do t’ia largonte vajzën nga puna nëse s’e voton një subjekt politik në Veri, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për shantazhim.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet, se i dyshuari i kishte thënë ankuesit që nëse nuk e voton një subjekt të caktuar politik do ta largojë nga puna vajzën e ankuesit.

Njoftimi i plotë:

Sheshi Car Llazar, Mitrovicë Veri / 08.02.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari/k, se i njëjti i kishte thënë ankuesit/k se nëse nuk e voton një subjekt të caktuar politik do ta largojë nga puna vajzën e ankuesit. Në cilësi të provave materiale gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një llap-top dhe dy telefona. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



#kërcënoi #tia #largonte #vajzën #nga #puna #nëse #voton #një #subjekt #politik #në #Veri #policia #jep #detaje
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button