Mot i kthjellët dhe i ftohtë, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

Edhe të dielën, vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përvec kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
#Mot #kthjellët #dhe #ftohtë #pritet #të #jenë #temperaturat #gjatë #ditës
Java News