Tech

BE nuk është burri yt!

Nga Kimete Berisha

Dashuria e femrave është fatale.

Ne jemi të trenta kur dashurojmë.

Nëse jemi të lumtura – e ëmbëlsojmë kripën (se besoj e dini se kripa ka sheqer), e nëse jemi të trishtuara, mund ta helmojmë lumin.

Mjjafton zemërimi i një gruaje për ta helmuar një lum.

Ju kam treguar:

Deri vonë e kam pasur zanat që, për shembull, kur e simpatizoj një burrë të Shqipërisë (nëse mund ta përdorim fjalën ‘burrë’), e dua krejt Shqipërinë, krejt të mirë më duken, dhe veç fjalë miradije kam për krejt popullin.

Por kur nga i njëjti ‘burrë’ zhgënjehem e ia marr inat – pastaj ia marr inat krejt Shqipërisë, komplet.

Kështu dashurojnë femrat – me shumicë. Dashurisë së tyre ua sheh sherri krejt familja, katundi, qyteti, dynjaja.

Femrat e ndërrojnë emrin e tyre, identitetin e tyre, i redaktojnë dëshirat e tyre për dashuri: shkojnë te burri (e ndryshojnë mbiemrin), e ndërrojnë edhe fenë (nëse lypset) për dashuri.

E pastaj, në fund, kur femrave u mbeten vetëm eshtrat dhe cuklat – e kuptojnë se ‘o ku-ku s’paska dashuri’!

Pastaj ‘femra bëhet grua e pjekur’ dhe krejt botën e sheh si mashkullin me të cilin jeton – gërrxho.

Pastaj, edhe s’ka tigër që të duket mjaftueshëm i rrezikshëm.

Nuk ka krijesë më të dëshpëruar se sa gruaja të cilës burri i saj i duket ‘i pafuqishëm’!

P.S. ‘Mbylli sytë dhe shih’!

#nuk #është #burri

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button