Trajneri i Lacios bindet nga Elseid Hysaj, mbrojtësi shqiptar përfshihet në listën e bardhekaltërve për pjesën e mbetur të sezonit –

Ndryshon situata për Elseid Hysajn. Nga i padëshiruar, mbrojtësi shqiptar bëhet sërish pjesë e projektit. Trajneri Baroni është bindur me profesionalizmin e treguar nga shkodrani dhe, nisur edhe nga mungesat që ka në skuadër, e ka përfshirë Hysajn sërish me grupin.
Lacio ka publikuar listën e lojtarët që ka regjistruar për pjesën e mbetur të sezonit në Serinë A. Në këtë listë përfshihet edhe emri i mbrojtësit të djathtë të Kombëtares shqiptare. Deri në fund të sezonit mund të kryhen deri në 2 ndryshime në listë, ndërsa lojtarë nën 22 vjeç mund të bëhen pjesë e saj në çdo çast./Sport Ekspres/
#Trajneri #Lacios #bindet #nga #Elseid #Hysaj #mbrojtësi #shqiptar #përfshihet #në #listën #bardhekaltërve #për #pjesën #mbetur #të #sezonit
SportExpress