Zgjedhjet e 11 Majit, zgjatet afati i vlefshmërisë për dokumentet e skaduara të identifikimit

Qeveria vendosi të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit të skaduara, për të mundësuar votimin në zgjedhjet e 11 majit.
“Kjo situatë e krijuar do të zgjidhë shumë shpejt ngërçin. Janë rreth 500 mijë shtetas të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ, duke u regjistruar në platformën elektronike”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
I pyetur nëse do të mundësohet votimi i personave që jetojnë jashtë dhe nuk kanë fare dokument identifikimi shqiptar, ministri u përgjigj:
“Kjo nuk është e mundur të bëhet, pasi nuk e parashikon ligji. Të gjithë të tjerët tashmë do të kenë mundësi të regjistrohen në KQZ”.
#Zgjedhjet #Majit #zgjatet #afati #vlefshmërisë #për #dokumentet #skaduara #të #identifikimit
Java News