Sport
VIDEO / Temperaturat e larta, stacione freskie për qytetarët në Tiranë

Në këto temperatura të larta, Bashkia e Tiranës ju ka ardhur në ndihmë qytetarëve të saj. Në rrugët kryesore të kryeqytetit janë vendosur stacione freskie që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë lëvizjen qytetarëve.
“Tirana Cooling Station. Vendndalimi i freskisë për qytetarët në këto ditë të nxehta vere, ku temperaturat janë të larta”, shkruan Veliaj.
Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës. Këto dhe zhvillimet e tjera në kryeqytet bën që qytetarët të pranojnë se sot Tirana është më afër standardeve të qyteteve europiane.
/a.r
#VIDEO #Temperaturat #larta #stacione #freskie #për #qytetarët #në #Tiranë