Rashica-Dodaj-Balaj! Sulmi më i mirë i javës së 23 në Superiore, njihuni me formacionin ideal në futbollin shqiptar –

Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin e javës së 23-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Portieri më i mirë i javës është Marco Alia (Skënderbeu).
Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Abdurraman Fangaj (Egnatia), David Domgjoni (Partizani), Miloš Stojanovic (Vllaznia) dhe Emiljano Musta (AF Elbasani).
Tre mesfushorët më të dalluar të javës së 23-të janë: Stiven Bibo (Laçi), Bakary Goudiaby (Dinamo City) dhe Regi Lushkja (Egnatia).
Në majën e sulmit qëndron Bekim Balaj (Vllaznia), ndërsa krahët përbëhen nga Ermir Rashica (Skënderbeu) dhe Kevin Dodaj (Vllaznia).
Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdari?.
#RashicaDodajBalaj #Sulmi #më #mirë #javës #së #në #Superiore #njihuni #formacionin #ideal #në #futbollin #shqiptar
SportExpress