Aktualitet

Pezullohen për një muaj tarifat e Trump ndaj Meksikës, presidentja: Do vendosim trupa në kufi me SHBA

Ky zhvillim vjen pas një marrëveshjeje mes dy liderëve, e cila përfshin një angazhim të Meksikës për të forcuar kufirin me 10,000 trupa të Gardës Kombëtare, të cilët do të dërgohen menjëherë në terren.

Këta trupa do të kenë si prioritet parandalimin e trafikut të drogës në SHBA, me fokus të veçantë në fentanyl (një drogë e rrezikshme), që ka qenë një nga shqetësimet kryesore të Trump.

Presidentja Sheinbaum ka shtuar se Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë marrë angazhimin për të punuar në parandalimin e trafikut të armëve nga Meksika.

#Pezullohen #për #një #muaj #tarifat #Trump #ndaj #Meksikës #presidentja #vendosim #trupa #në #kufi #SHBA
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button