Sport

Silvinjo nuk e lë jashtë vëmendjes kampionatin vendas, ndjek nga afër ndeshjen Dinamo-Skënderbeu –

Trajneri Silvinjo ka nisur turin e tij vëzhgues për kualifikueset e Botërorit 2026. Kreu i pankinës së ekipit tonë kombëtar ka udhëtuar shpesh së fundmi për të ndjekur legjionarët shqiptarë në Europë. Por në vëmendjen e tij nuk janë vetë futbollistët që luajnë jashtë Shqipërisë.

Silvinjo nuk e ka lënë mënjanë kampionatin vendas. Mbrëmjen e sotme, ai ka qenë i pranishëm në “Elbasan Arena” së bashku me Dorivën. Të dy kanë ndjekur nga afër përballjen mes Dinamos dhe Skënderbeut. Një shenjë kjo se në projektin e tij për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 mund të ketë edhe elementë nga “Abissnet Superiore”./Sport Ekspres/

#Silvinjo #nuk #lë #jashtë #vëmendjes #kampionatin #vendas #ndjek #nga #afër #ndeshjen #DinamoSkënderbeu
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button