Aktualitet

Detaje nga krimi në kryeqytet, dyshohet se babë e bir ishin në gjendje dehur, fillimisht kanë patur një konflikt verbal më pas…

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me krimin e rëndë në një familje në Tiranë, ku babai 74-vjeçar Hekuran Gjoni ka goditur për vdekje me thikë djalin e tij 37-vjeçar, Asim Gjoni.

Burime për gazetarin Igli Çelmeta bën me dije se babë e bir, në gjendje të dehur, kanë patur një konflikt pranë banesës së tyre, i cili fillimisht ka qenë verbal e më pas fizik.

Më pas, 74-vjeçari ka marrë thikë dhe ka goditur djalin e tij, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se debati mes tyre ka qenë për motive të dobëta dhe se autori tashmë është shoqëruar në komisariatin numër 4 ku edhe po merret në pyetje.

Në pyetje janë duke u marrë edhe familjarë e të afërm të viktimës dhe autorit, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

 

#Detaje #nga #krimi #në #kryeqytet #dyshohet #babë #bir #ishin #në #gjendje #dehur #fillimisht #kanë #patur #një #konflikt #verbal #më #pas
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button