Aktualitet
Babai vrau me thikë të birin pasi tallej me të, publikohen pamjet nga vendngjarja tek “Kodra e Priftit”

Mediat kanë publikuar video nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë në Tiranë tek “Kodra e Prifti”, ku 74-vjeçari Hekuran Gjoni vrau me thikë të birin, Asim Gjoni.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë teksa autori është shoqëruar në komisariat.
Mësohet se ngjarja ndodhi në banesën e familjes Gjoni.
Shkaku i vrasjes ishte se i biri e tallte të atin e tij. Ky i fundit pas ngacmimeve e ka vrarë të birin me thikë. Në polici i moshuari ka pranuar se ka vrarë të birin, ndërsa dyshohet se në momentin e vrasjes të dy kanë qenë të dehur.
#Babai #vrau #thikë #të #birin #pasi #tallej #të #publikohen #pamjet #nga #vendngjarja #tek #Kodra #Priftit
Java News