Prishet magjia e Kristian Shpendit pas dëmtimit të kaluar, 0 gola në 4 ndeshje dhe bie nga renditja e golashënuesve –

Shumë është përfolur në këtë sezon Kristian Shpendi. Pas një nisje sezoni në mënyrën më të mirë, emri i tij u përfol edhe për Italinë. Madje ishte vetë futbollisti që i la derën hapur Italisë, megjithëse nga ana tjetër theksoi se nëse Shqipëria e ftonte e para, do të vishej kuqezi përfundimisht.
Por magjia e tij duket se është prishur tani. Pas një dëmtimi të kaluar ku humbi katër ndeshje, Shpendi e ka humbur ritmin e golave të shënuara. Në katër ndeshjet e zhvilluara deri tani pas asaj kohe, Shpendi nuk ka shënuar asnjë gol, por ka dhënë një asist. Ndërkohë në humbjen e sotme të Cesenas ndaj Catanzaro në shifrat 4-2, Shpendi është përfshirë te lojtarët më të dobët të takimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Prishet #magjia #Kristian #Shpendit #pas #dëmtimit #të #kaluar #gola #në #ndeshje #dhe #bie #nga #renditja #golashënuesve
SportExpress