Donald Trump kërcënon Evropën: Do të vendosim tarifa për produktet tuaja

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se do të vendosë tarifa ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar bllokun për praktika të padrejta tregtare.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se “absolutisht” do të vendoste tarifa mbi mallrat nga BE-ja, shkruan Politico.
Ai deklaroi se SHBA-ja trajtohet “tmerrësisht keq”, duke pretenduar se tregjet evropiane janë kryesisht të mbyllura për eksportet amerikane.
“Ata nuk i pranojnë veturat tona, nuk i pranojnë produktet tona bujqësore, në thelb, nuk pranojnë pothuajse asgjë”, tha 78-vjeçari.
Lideri amerikan theksoi deficitin e madh tregtar mes SHBA-së dhe BE-së, duke premtuar se do të ndërmarrë masa “të rëndësishme” kundër bllokut, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.
#Donald #Trump #kërcënon #Evropën #të #vendosim #tarifa #për #produktet #tuaja
Java News