Sport
Synon 1000 gola në karrierë, Cristiano Ronaldo shënon përsëri në fitoren e Al Nassr-it –

Cristiano Ronaldo ka vendosur synime të qarta përpara se të përfundojë karrierën e tij. Sulmuesi portugez i ka vënë objektiv vetes arritjen e 1000 golave dhe është duke shënuar rregullisht për të përmbushur misionin e tij.
Mbrëmjen e sotme 5 herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar golin numër 921 në karrierë. Ronaldo ka tundur rrjetën në minutën e 35 përballë Al Raed-it, duke shënuar golin e parë në fitoren 2-1 të Al Nassr-it. Tashmë yllin portugez e ndajnë 79 gola nga objektivi i tij./Sport Ekspres/
#Synon #gola #në #karrierë #Cristiano #Ronaldo #shënon #përsëri #në #fitoren #Nassrit
SportExpress