Vuçiç “hap thesin”, pas ndryshimeve në qeveri, fal 13 studentë dhe profesorë që u arrestuan gjatë protestave masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpallur sot vendimin e tij për faljen e 13 personave që ishin ndaluar gjatë bllokadave.
Faljet iu dhanë gjashtë studentëve: DB nga Novi Sadi, MM nga Novi Sadi, MK nga Novi Sadi, IB nga Pozhega, RS nga Sremska Kamenica dhe MS nga Žabalj si edhe një dekani dhe 4 drejtorësh shkollash mes të tjerësh.
Vendimet për faljet e presidentit i janë dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë për zbatim procedural, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ministrja e Drejtësisë i dorëzoi Presidencës të hënën, më 27 janar, propozimet për falje, të cilat përfshinin përjashtimin nga ndjekja penale.
Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Faljes ka shqyrtuar propozimet e ministrit të drejtësisë dhe njëzëri i ka miratuar, më pas është njoftuar presidenti. Pas shqyrtimit të rekomandimeve të ministrit dhe të komisionit, Vuçiç dha 13 falje.
Vuçiç mbrëmë ka deklaruar se janë plotësuar të gjitha kërkesat e studentëve përveç njërës: nënshkrimit të faljes për 13 personat e ndaluar gjatë protestave.
#Vuçiç #hap #thesin #pas #ndryshimeve #në #qeveri #fal #studentë #dhe #profesorë #që #arrestuan #gjatë #protestave #masive
Java News