Aktualitet
U përplasën nga autobusi, burrë e grua ndërrojnë jetë në spitalin e Shkodrës

Ndërrojnë jetë në Spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik.
Ato po udhëtonin me motor dhe janë përplasur nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike.
Viktimat:
Adem Sula – 84 vjeç
Sadije Sula – 80 vjeç
Si pasojë e përplasjes ato kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve.
Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.
/a.r
#përplasën #nga #autobusi #burrë #grua #ndërrojnë #jetë #në #spitalin #Shkodrës