Tech

Emërimi i Ballës ministër i Brendshëm, PD: Ditë feste për krimin

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të emëruar Taulant Balla në postin e ministrit të Brendshëm.

Sipas zyrtarit demokrat, tashmë Ministria e Brendshme i është dorëzuar krimit, teksa e cilësoi Ballën një ushtar besnik të kriminelëve.

“Sot ditë feste për krimin. Ministër i Brendshëm Taulant Balla që krimi të ecë përpara. Sot është një ditë feste për krimin; më në fund në krye të Ministrisë së Brendshme është ushtari i tyre besnik. De fakto Ministria e Brendshme i është DORËZUAR krimit”, shkruan Balliu.

/a.r

#Emërimi #Ballës #ministër #Brendshëm #Ditë #feste #për #krimin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button