Aktualitet

Dritëhijet e Ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla në lidhje me krimin

Kur Edi Rama e la prap jashtë qeverisë në fillim të mandatit të tretë, gazetarët e pyetën Taulant Ballën nëse ishte i mërzitur me kryeministrin. Dihej se që nga dita e parë që Rama mori pushtetin, Balla synoi Ministrinë e Brendshme. Prandaj sapo gazetarët e ngacmuan pak, ai i kujtoi Ramës se në Elbasan kishte pasur rezultatin më të mirë si deputet i PS-së dhe se kryeministri i kishte një borxh Elbasanit, ku ai kishte qenë drejtues politik.

Lexo edhe: Historia/ Si dolën krah Ramazan Rrajës, Rama, Balla dhe Ardi Veliu

Lexo edhe: Rama e lë pa post, Balla zbulon ç’do e bënte ti ngelte hatri me shefin


Ministria e Brendshme është shpërblimi për shërbimet që Taulant Balla i ka bërë Edi Ramës prej vitesh duke u përdorur si mashë për të nxjerrë gështenjat përvëluese nga zjarri. Situata që shpesh e kanë futur atë në marrëdhënie që e kompromentojnë figurën e Ministrit të ri të Brendshëm.
ka sjellë vetëm disa nga denoncimet dhe marrëdhëniet që tregojnë se në rastin e Taulant Ballës është e vështirë të kuptohet ku nis politika dhe ku mbaron krimi.

Edmond Bego majtas, Aldo Bare djathtas
Edmond Bego majtas, Aldo Bare djathtas

Miqësia me Edmond Begon

Në verën e vitit 2018, opozita e akuzoi Taulant Ballën për lidhjet me Mond Begon, një biznesmen me një të kaluar të errët si një prej anëtarëve të bandës së Lushnjes. Në rininë e tij, Bego kishte qenë një prej kapitenëve të bandës së Aldo Bares me vendqëndrim në Milano, Itali.
Sa për një prezantim të Edmond Begos, vlen të kujtohet një paragraf i La Repubblica i vitit 2009, si më poshtë:

“Baza e parë logjistike e grupit kriminal ishte në Torino. Kohët e fundit organizata po i zgjeronte kufijtë e saj. Ishin ndarë në dy pjesë në Itali: një bazë në Milano, që drejtohej nga Edmond Bego, shqiptar 36 vjeç. Tjetra në Romë, drejtohej nga Enver Dondollaku, shqiptar, 31 vjeç. Droga vinte nga portet e Barit dhe të Ankonës, e fshehur me mjeshtëri nëpër kamionë. Pastaj transportohej nëpër Itali në shumë pika shpërndarjeje”- shkruante e përditshmja italiane në atë kohë.

Shumë vite më pas, mes Ballës dhe Begos ka lindur një miqësi, të cilën Taulant Balla e pranoi në një konferencë për mediat. Ai tha se Bego ishte “një njeri i thjeshtë dhe i zakonshëm”, viktimë e luftës politike PD-PS. Madje sipas Ballës, Bego po trajtohet pa të drejtë nga media, sepse “një person nuk mund të vuajë të njëjtin lajm, si para 10 vitesh, kur e ka kryer dhe pasi e ka kryer një vepër të caktuar penale”.

“Personin në fjalë sigurisht që e njoh. njoh bashkëshorten e tij, dy fëmijë të shkëlqyer, nxënës shembullorë, moshatarë me tim bir” u shpreh Balla, duke dalë garant se mbrojtje politike Mond Bego nuk kishte pasur kurrë nga PS.

Ardian-Capja-Taulant-Balla-Ravik-Gurra-Edi-Rama-1024x576

Akuzat për përfshirjen në vrasjen e avokatit Ravik Gurra

Në fund të vitit të kaluar, Ardian Çapja, një prej kokave të fisit të përfshirë në vrasje dhe trafik droge në Elbasan deklaroi në sallën e gjyqit se një politikan me emrin “Taulant” është i përfshirë në vrasjen e avokatit të tij Ravik Gurrës.

7 vite më pas, Ardjan Çapja ka folur në gjyqin që po zhvillohet kundër tij për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit.

Sipas tij, gjatë hetimeve të masakrës së shkurtit të vitit 2016 doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.

“Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja” deklaroi Çapja.

Dokumenti/ Prokurori dhe gjyqtarja që zhdukën përgjimin e Taulant Ballës

Nga dokumentat që publikoi më pas , rezultoi se politikani ishte Taulant Balla dhe se ishte plotësisht e vërtetë se përgjimet që e implikonin në biseda si ndërmjetës mes njerëzve të botës së errët, me ministra socialistë janë asgjësuar me një vendim të gjykatës dhe Prokurorisë së Elbasanit.

Me kërkesë të prokurorit Pertef Asllani, gjykatësja Zamira Vyshka ka vendosur në 17 shkurt 2016, që të gjitha ato përgjime, në rrjetën e të cilave kishte rënë politikani me emrin Taulant të prisheshin.

Nga numri i celularit që përfundon me “399” kuptohet se bëhej fjalë pikërisht për politikanin e lartë të PS. Çapja tha se avokati Ravik Gurra ishte vrarë sepse do të publikonte përgjimet.

“Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja” ka thënë Çapja në sallën e gjyqit.

Vila e Gentian Sharres
Vila e Gentian Sharres

Lidhjet me Gentian Sharrën dhe elementët e tjerë kriminalë në Elbasan

Pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, prokuroria zbardhi skenën e ngjarjes duke zbuluar emrat e njerëzve që ndihmonin Taulant Ballën në fushatën e PS.

Mehmet-Greca
Mehmet-Greca

Mes tyre ishte Mehmet Greca, ish i dënuar për drogë.

Sipas raportimeve në mediat britanike, Mehmet Greca ka një të shkuar kriminale. Ai është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, pasi u arrestu në vitin 2016 me 51 kilogramë kokainë dhe 80 mijë paund në cash.

Vlera e kokainës përllogaritej në 5 milionë paund britanikë.


Në vendin e ngjarjes ishte edhe Kelment Xhaferi, një i skeduar më herët nga policia.

Atëherë policia e shpalli në kërkim Kelment Xhaferin dhe e akuzoi për “Vrasje në rrethana cilësuese, të mbetur në tentativë, në dëm të disa personave”. Më vonë akuzat ndaj tij u rrëzuan.

Megjithatë fillimisht ai u dyshua si personi që plagosi dy ish-policët në vendin e ngjarjes, Pavlo Vuksanin dhe Emiljano Prengën, që ishin pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës të Partisë Demokratike.

Kelmend Xhaferri është një personazh i njohur në qytetin e Elbasanit, sidomos nga përplasja me Policinë në tregun agro-ushqimor kur bashkë me Suel Çelën sulmoi policët që u tërhoqën nga frika se rrezikonin jetën. Gent sharra dhe Talo Cela

Gent Sharra dhe Talo CelaIshte aty edhe Gentian Sharra, një person me cv të pasur kriminale, si bashkëpuntor i Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit në grabitje të ndryshme, mes të cilave edhe ajo e Rinasit.

Sharra meriton vëmëndje të veçantë për nga reputacioni që gëzon në Ebasan, por edhe si përfitues i fondeve publike.

Pas ardhjes së socialistëve në pushtet, Sharra u shndërrua në përfitues të fondeve publike nëpërmjet kompanisë së bashkëshortes së tij, Olta Sharra. Disa qindra miliona lekë janë përfituar dhe vazhdojnë të përfitohen nëpërmjet tenderave të dhënë nga Bashkitë e Elbasanit, Librazhdit dhe të Cërrikut si shpërblim për ndihmën që ka dhënë ai gjatë fushatës së Partisë Socialiste në Elbasan.

Lexo edhe: Rrëfimi i Dumanit/ Si e shpëtoi Taulant Ballën nga intriga e bandave të Elbasanit

Sharra u shpall në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe pasuritë e tij, rreth 5 milion euro u sekuestruan nga SPAK.

Miqësia me Rrajat

Duket absurde që Bledi Çuçi u shkarkua për mungesë të reagimit ndaj Rrajave dhe në vend të tij erdhi Taulant Balla që me Rrajat ka një histori të njohur si ndërmjetës. Bëhet fjalë për historinë e Xhisiela Malokut.

Emiljano Nuhu ishte polici i vetëm i Krujës që pranoi të regjistrojë denoncimin e Xhisiela Malokut, ish e dashura e rrahur dhe kërcënuar nga Rexhepi, djali i deputetit të zonës, Rrahman Rraja.

Kur sapo kishte marrë kallëzimin e Xhisielës, Emiljanon e ndoqën kushërinjtë e Rexhepit nga Kruja në Tiranë. Njëri prej tyre, Ramazan Rraja ia tha troç: “Ligjin në Krujë e bëjmë ne. Nëse duam mund të shkrijmë edhe Komisariatin e Krujës”.

Mosbesues për këto fjalë, polici Emiljano Nuhu i shkruajti një letër të gjatë eprorit të tij Ardi Veliut. Në letrën që e ka publikuar të plotë, polici i përshkruante djemtë e fisit Rraja si “të pushtetshëm, impulsivë, që lëvizin gjithmonë të armatosur dhe që nuk goditen nga strukturat e Policisë lokale”.

Çfarë bëri Ardi Veliu? I çoi informacionin Taulant Ballës. Sepse Rrajat, duke qenë fis i madh në Krujë janë një aset i rëndësishëm i Partisë Socialiste. Siç tregoi më vonë polici Emiljano Nuhu, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i shkoi në komisariat bashkë me deputetin e PS, Rrahman Rrajën, me kryetarin e bashkisë Artur Bushin dhe vëllain e deputetit, Xhelal Rrajën. Ky i fundit ishte i armatosur dhe në nerva e sipër i vuri pistoletën në kokë për t’i thënë të mos regjistronte denoncimin e Xhisiela Malokut.

“Ata kanë qenë në komisariat dhe detaji që unë kam nga zyra ime janë fjalët e tyre që ata më kanë thënë me ironi, që janë shprehur nga deputeti Taulant Balla dhe Artur Bushi që: ‘hiqe pistoletën nga koka e oficerit se nuk i bën oficeri këto gabime’ dhe kam qenë nën trysninë e armës së zjarrit brenda zyrës time” tregoi Emiljano Nuhu, pasi u arratis nga Shqipëria me gjithë familjen.

Pasi denoncoi publikisht Rrajat dhe manipulimin që kishte bërë Taulant Balla në komisariat, Emiljano Nuhu u përball me kryeministrin Edi Rama. Ai doli publikisht dhe e quajti “horr“, “shpifës me uniformë”, një njeri “në shërbim të opozitës” apo një polic që “kishte sabotuar hetimet” për të përfituar azilin politik. Nuhu u arratis, ndërsa Rrajat u shfaqën fiks siç i kishte përshkruar ai, impulsivë dhe të armatosur. I vetmi që mungonte në video ishte Taulant Balla, ministri i brendshëm që është përfolur për lidhjet me krimin me shumë se të gjithë paraardhësit e tij./

#Dritëhijet #Ministrit #të #të #Brendshëm #Taulant #Balla #në #lidhje #krimin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button