Sport

LIVE, “Topi i Artë 2024”/ Xhesika Ndoj shpallet “Talentja e vitit 2024”, talenti i Skënderbeut triumfon në kategorinë e djemve –

Mbrëmjen e sotme është duke u zhvilluar ceremonia gala “Topi i Artë 2024”. FSHF-ja do të vlerësojë më të mirët e futbollit shqiptar në vitin që lamë pas. Xhesika Ndoj është shpallur fituese e “Talentja e vitit 2024”. Lojtarja 17-vjeçare e Apolonisë ka fituar konkurencën me Angela Nikajn, Klesta Agon dhe Herta Hasën.

Ndërkohë, në kategorinë e djemve ishte Ermir Rashica ai që fitoi çmimin “Talenti i vitit 2024”. Ishin trashëgimtarët e Sabah Bizit dhe Sefedin Brahos ata që dorëzuan trofeun për Rashicën. Të nominuar për këtë kategori ishin edhe Ermal Meta, Ledjo Tresaj dhe Ergis Arifi./Sport Ekspres/

#LIVE #Topi #Artë #Xhesika #Ndoj #shpallet #Talentja #vitit #talenti #Skënderbeut #triumfon #në #kategorinë #djemve
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button