Sport
E pabesueshme/ Importonte kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, përfundon pas hekurave Radja Nainggolan –

Një lajm i pabesueshëm ka ardhur së fundmi nga mediat belge. Ylli i Belgjikës dhe ish-lojtari i Interit dhe Romës, Radja Nainggolan, ka prekur një fushë të ndaluar.
Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, teksa thuhet se importonte kokainën nga Amerika e Jugut në Europë. Policia Federale në Bruksel ka kryer disa kontrolle dhe lojtari është dërguar në paraburgim. Aktualisht Nainggolan po merret në pyetje nga policia, ndërsa ky skandal i madh që sheh të përfshirë një lojtar që ka luajtur në nivele të larta, ka tronditur Italinë dhe Belgjikën. /Sport Ekspres/
#pabesueshme #Importonte #kokainë #nga #Amerika #Jugut #në #Europë #përfundon #pas #hekurave #Radja #Nainggolan
SportExpress