Paraqitjet e Legjionarëve/ Manaj protagonist absolut me skuadren e Sivasspor. Kumbulla gjen rrugën e rrjetës, Hysaj jep asist –

Në fundjavë që lamë pas, futbollistët shqiptarë që luajnë në ligat europiane kanë spikatur me paraqitjet e tyre, duke kontribuar me gola, asiste dhe performanca të mira.
Sulmuesi Rey Manaj ishte protagonist absolut në fitoren e Sivasspor 5-2 ndaj Kayserispor në superligën turke, duke realizuar dy gola dhe dhënë dy asiste. Një paraqitje e jashtëzakonshme e Manajt, që në fund u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Mbrojtësi Marash Kumbulla shënoi një gol të rëndësishëm për Espanyol-in në ndeshjen kundër Sevillas, duke kontribuar në barazimin që skuadra e tij mori në transfertë. Kumbulla e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të dhe për të ishte goli i dytë sezonal.
Elseid Hysaj u aktivizua nga stoli në ndeshjen Lazio-Fiorentina dhe dha një asist për Lazion në fundin e takimit. Mbrojtësi kuqezi shërbeu saktë për shokun e skuadrës Marusic, që ngushtoi diferencën në 2-1.
Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Feta Fetai, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Keidi Bare dhe Anis Mehmeti. Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ivan Balliu, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi.
#Paraqitjet #Legjionarëve #Manaj #protagonist #absolut #skuadren #Sivasspor #Kumbulla #gjen #rrugën #rrjetës #Hysaj #jep #asist
SportExpress