Tech

1 në 4 njerëz në të gjithë botën pinë duhan, ja zonat ku mbillet në Shqipëri

Temë e emisionit Money në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte kultivimi i duhanit në vendit tonë dhe të ardhurat e arkëtuara nga ky sektor i ekonomisë.

Njerëzit duhet t’i qëndrojnë larg duhanit dhe duhanpirjes. Mjekët tregojnë se dëmi që shkakton pirja e duhanit është vdekjeprurës. Qeveritë po ashtu përpiqen ta luftojnë me fushata shtrënguese dhe taksim të shtuar. Shkencëtarët dhe bizneset janë në kërkim të rrugëve të reja për eliminimin dhe zëvendësimin e tymit të cigareve klasike. Megjithatë, për 1.8 mld persona, ose 1 në 4 njerëz në të gjithë botën, duhanpirja është zakon dhe rutinë e përditshme.

Për të shkuar deri tek paketa që shitet në treg, rruga që bën bima e duhanit është e gjatë. Në Shqipëri, ai kultivohet dhe mbillet në një sipërfaqe të përgjithshme prej 900 hektarësh nga 2800 fermerë, ndërsa viti më i mirë dekadës së fundit ka qenë 2014a, kur sipërfaqja e mbjellë ishte 1700 ha.

“Me politikat e hartuara nga BE, ka vite që sipërfaqja e duhanit është reduktuar. Në gjithë globin është reduktuar, për të mos thënë është përgjysmuar. Megjithatë në këndvështrimin tonë, si ministri e Bujqësisë, ne nuk shohim pjesën e dëmit që bën. Ne nuk stimulojmë duhanpirjen, por ne mbështesim fermerin, sepse në fund të fundit ky është një produkt bujqësor dhe që zona të caktuara e kanë të pamundur për të mbjellë diçka tjetër”- u shpreh Gentian Selami, drejtor i agjencisë së cigareve në Shqipëri, për emisionin ‘Money’ në Euronews Albania.

Problemet me duhanin nuk gjenden vetëm në fushë, aty kërkohet mund e sakrificë, që nga hedhja e farës e deri tek shitja. Pjesa tjetër, i takon tregut me konkurrencën e ndershme dhe të pandershme ku në vendin tonë, duhani informal, për të cilin nuk paguhen taksa, i shkakton buxhetit 20 deri në 25 milionë euro humbje.

“Nëse këtë konsum informal e konvertojmë në cigare të shitura nga furnizuesit formalë, humbjet për buxhetin e shtetit llogariten rreth 80 milionë euro në vit. Vetë qeveria e ka pranuar që 30-35% është informale, por për mendimin tim është mbi 40-45%”- theksoi Roland Shuperka, ekspert për kontrollin e duhanit.

“Kur flasim për prodhimin vendas, duhet të theksojmë  që ka dy kanale. Eksporti-ky kanal ka pasur luhatje dhe zbehje; dhe tregtimi informal, ku gjithmonë duhet të merren masa, pasi kemi rritje të ndjeshme të akcizës, që të zvogëlohen hapësirat e prodhimit dhe tregtimit informal të duhanit të hapur; pasi kjo jo vetëm të akesueshëm cigaren apo duhanin me çmim më të ulët, por nga ana tjetër është dëm për buxhetin e shtetit”- Drini Imami, ekspert i politikave ekonomike.”-tha Drini Imami, ekspert i politikave ekonomike.

 

#në #njerëz #në #të #gjithë #botën #pinë #duhan #zonat #mbillet #në #Shqipëri

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button