Bajerni bën çudinë në Champions, e mposht Fejnordi me 3 gola! Reali i Madridit shkatërron Salcburgun –

Bajerni i Mynihut ishte çudia e kësaj mbrëmjeje në Ligën e Kampionëve. Gjigantët e Bundesligës janë mposhtur sot me shifrat e thella 3-0 nga Fejnordi. Një ndeshje e lehtë në letër për bavarezët, por që nuk fushë nuk ka rezultuar aspak e tillë. Himenez (21’, 45’+8’ p.) dhe Ueda (89’) fundosën Bajernin e Mynihut në Roterdam.
Ndërkohë në “Santiago Bernabeu” është Zot Reali i Madridit. Ekipi i Ançelotit ka shkatërruar me shifrat e thella 5-1 Salcburgun, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën e me eleminim direkt. Rodrigo (23’, 35’), Mbape (48’), Vinicius (55’, 77’) ishin autorët e golave për Realin e Madridit. Ndërkaq, golin e vetëm të austriakëve e shënoi Bidstrupi në minutën e 85 të takimit./Sport Ekspres/
#Bajerni #bën #çudinë #në #Champions #mposht #Fejnordi #gola #Reali #Madridit #shkatërron #Salcburgun
SportExpress