Aktualitet

Visar Azemi pas lajmit për fillimin e gjykimit të Nagip Krasniqit: Po vjen fundi për mafinë energjetike në krye me Martin Berishajn

Anëtari i Kryesisë njëherit kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pas lajmit se javën tjetër do të fillojë gjyqi ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Azemi ka thënë se javën e ardhshme do të kuptohet sa është vjedhur shteti i Kosovës dhe do të kuptohet pse qytetarët e Kosovës mbetën në terr.

“Javën e ardhshme, do të kuptohet sa është vjedhur shteti i Kosovë nga mafia energjetike. Nagip Krasniqi, ish-kryeshef i KEK-ut, do të dalë para gjykatës dhe kësisoj do të kuptohet e vërteta pse qytetarët e Kosovës mbetën në terr, pse u importua miliona euro rrymë nga GEN-i i Serbisë ku përfshihet Martin Berishaj.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka thënë se presin fillimin e gjykimit duke shtuar se po vjen fundi i mafisë energjetike në krye me Martin Berishajn.

“Ne mirëpresim fillimin e gjykimit ndaj Krasniqit dhe shpresojmë se drejtësia do të thotë fjalën e saj dhe do të kuptohet sa është vjedhur shteti i Kosovë nga Qeveria Kurti. Po vjen fundi për mafinë energjetike në krye me Martin Berishajn.” – ka shkruar ai në Facebook.



#Visar #Azemi #pas #lajmit #për #fillimin #gjykimit #të #Nagip #Krasniqit #vjen #fundi #për #mafinë #energjetike #në #krye #Martin #Berishajn
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button