Sport

André Onana përshëndet Milanon e Inter: akordi në detaje me Manchester United

André Onana

André Onana largohet nga Inter për t’u transferuar te Manchester United. Në pritje të njoftimit zyrtar, që do të arrijë vetëm pasi të jenë zbardhur detajet e fundit, thelbi i çështjes dhe rezultati i negociatave disaditore është ky. Portieri kamerunas do të jetë numri 1 i ri i Djajve të Kuq, duke pasuar David De Gea. Inter do të përfitojë nga 50 deri në 55 milionë euro, përfshirë bonuset. Synimi i zikaltërve është të afrohet sa më shumë në kuotën 55.

Onana ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e ten Hag për portën, pasi u largua De Gea. Tekniku ka një raport të fortë me kamerunasin, që nga kohët te Ajax. Inter, edhe për arsye buxheti, e ka konsideruar gjithmonë portierin 27-vjeçar të sakrifikueshëm, duke qenë se ai mbërriti falas në Milano verën e kaluar. Kështu, një fitim kapitali i rëndësishëm për ta lënë të shpëtojë, por pa e zvogëluar vlerën e André Onana.

Lexo më tej: Një këmbë me shapkë e një me këpucë, Onana e mesazhi i koduar: “Çdo histori e ka një fund”


Kjo është arsyeja pse Inter nuk ka qenë kurrë i gatshëm të zbresë nën një vlerësim prej 52 milionë eurosh. Zikaltrit patën refuzuar propozime të ndryshme nga Djajtë e Kuq, përpara se të uleshin në tavolinë për të përcaktuar detajet. Në Angli, Mirror për saktësi, flet për 46 milionë euro plus bonuse për Inter. Ndërsa De Telegraaf në Holandë shkon deri në 55 milionë euro, përfshirë bonuset, që do ta bënin të lumtur Interin. Për André Onana një kontratë 5 vjeçare, që duhet përcaktuar nëse do të jetë e gjitha, apo e ndarë në katërvjeçare plus një opsional.

#André #Onana #përshëndet #Milanon #Inter #akordi #në #detaje #Manchester #United

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button