Aktualitet

Ruante parcelën e kanabisit me shotgun, në kërkim 51-vjeçari në Malësinë e Madhe

Një parcelë kanabisi është zbuluar në Malësi të Madhe, ndërsa është shpallur në kërkim një 51-vjeçar, i cili është filmuar nga policia duke ruajtur serën i armatosur. Në pranga kanë rënë tre persona të tjerë, ndërsa janë asgjësuar 161 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “ZOOM”, u arrestuan shtetasit Gjergj Dragani, Florjan Gjerkaj dhe Luli Gjerkaj. U shpall në kërkim Lek Kokaj.

Në këtë video shihet se si një 51-vjeçar ruan i aramtosur parcelën me kanabis në Malësi të Madhe, ku bashkë me dy persona të tjerë kishin kultivuar 161 rrënjë kanabis. Me armë në shpinë, Lek Kokaj është filmuar nga pajisjet inteligjente të policisë teksa ruante parcelën, apo ujiste bimët narkotike.

Ai është shpallur në kërkim, ndërsa në pranga kanë rënë edhe bashkëpunëtorët e tij Gjergj Dragani, Florjan Gjerkaj dhe Luli Gjerkaj. Ky i fundit është arrestuar për ‘Moskallëzim Krimi’.

/f.stafa

#Ruante #parcelën #kanabisit #shotgun #në #kërkim #51vjeçari #në #Malësinë #Madhe

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button